“Gëzuar ditëlindjen kampion!”, urimi i ish-ministrit për djalin e tij, tifoz i flaktë me Juven
Transmetuar më 25-07-2020, 17:43

Sot mund të quhet një ditë e veçantë, brenda familjes socialiste.

Përveç gëzimit në familjen e kryeministrit, teksa djali i tyre i vogël, Zaho, mbushi 6-vjeç, gëzim identik ka pasur edhe brenda një familjehe tjetër të njohur socialiste.

Martini, djali i ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, ka pasur sot ditëlindjen.

Ai mbushi 8-vjeç dhe duke qenë se është tifoz i flaktë i Juventusit, siç edhe ditëlindjen ka preferuar ta festojë bardhezi, i ati i ka dedikuar urimin e veçantë: Gëzuar ditëlindjen kampion! MartinBushati", shoqëruar me simbolin e zemrës, dhe me tortën e përgatitur posaçërisht për ditëlindjen e tij.

/NOA.al