Transmetuar më 25-07-2020, 15:13

Vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes: ky është rezultati i gjykimit të shkurtuar ndaj shqiptares Aurela Perhati, 25 vjeçarja, me banim në Ovada ( Alessandria).

Ajo ishte e akuzuar për vrasjen e Massimo Garitta, i cili u gjet i pajetë në një zonë të pabanuar, në prag të Vitit të Ri 2019.

Vajza shqiptare u arrestua pas ngjarjes nën akuzë për vrasjen e italianit, dhe më pas u la nga gjykata nën masën "arrest shtëpie".

Ajo dëshmoi se e kreu krimin në kushtet e vetëmbrojtjes, me pretendimin se viktima kishte tentuar ta përdhunonte.

Pasi dëgjoi pretendimet e vajzës shqiptare, si dhe shqyrtoi të gjitha provat, gjykata urdhëroi sot lirimin e menjëhershëm të saj, nga arresti shtëpiak, duke e shpallur atë të pafajshme.

Aurela u arrestua më 4 janar nga policia italiane. Vajza shqiptare pas një intervistimi të gjatë, teksa pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë, tha se e kishte goditur burrin, i cili u gjet i vdekur, por jo me qëllimin për ta vrarë atë. Prokuroria, e cila kishte kërkuar 8 vjet për të, kishte një pretendim jetër: për prokurorin gjurmët e lëna në makinë ishin tregues të vullnetit të saj, për ta vrarë italianin.

Por gjykata nuk mori parasysh pretendimet e prokurorisë, duke e justifikuar vrasjen, në kushtet e vetëmbrotjes, ndaj edhe vendosi sot që Aurela të çlirohet nga akuza dhe ta shijojë e lirë jetën e saj.

/NOA.al