Transmetuar më 25-07-2020, 12:10

Legjenda e futbollit spanjoll, Xavi Hernandez është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë vetë me dije, trajneri i Al Sadd, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Ai bën me dije se disa ditë më parë, duke ndjekur protokollin e ligës, u testua për Covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv.

“Jam mirë, po ndjek protokollin dhe do të qëndroj i izoluar deri sa ta kaloj këtë situatë. Do i bashkohem ekipet kur autoritetet do ma lejojnë. Ju përqafoj dhe shihemi shpejt në fushë”, shkruan Xavi.

Ish-futbollisti i Barclonës është izoluar dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. /a.y/noa.al