Sazan Guri, thirrje qytetarëve: Dy arsye pse duhet të hiqni dorë nga shezloni
Transmetuar më 25-07-2020, 08:44

Ambientalisti i njohur Sazan Guri, iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos shtrihen në shezlonë kur shkojnë në plazh, por të qëndrojnë në rërë, pasi ky veprim më së pari, shëron sëmundje të ndryshme të njeriut.

Guri tha se duke mos u shtrirë në shezlonë, njerëzit edhe kursejnë lekë, edhe shmangin shtrirjen në një vend ku më parë ka qëndruar dikush tjetër, duke apeluar të zgjidhet rëra si opsion pasi është shumë kurative.

“I bëj thirrje të gjithëve që të mos frekuentojnë shezlonët, se edhe lekë kursen edhe nuk shtrihesh aty ku është shtrirë më parë dikush tjetër, edhe ke rërën, çfarë e do shezlonin? Ku ka më mirë se të shtrihesh e të zhytesh në rërë. Është kurative. Një mjek i huaj mori disa njerëz, pacientë që vuanin nga sëmundje të ndryshme, dhe i lyeu me rërë e baltë kurative, dhe i vendosi të bënin aerobi. Më pas ata u shëruan, i shëroi rëra, ata kujtonin se i shëroi aerobia.

Deti shqiptar për shkak të larmishmërisë së shkëmbinjve, që janë në pjesën malore të Shqipërisë, Shqipëria ka aq male sa po t’i shtrish ato, është sa Gjermania… Të thuash të vësh doreza e maskë në plazh, kur ka një rërë që vret sëmundjet… Kjo rërë që është e verdhë, -e bardhë andej nga Shëngjini, – rëra jonë është 70 metër e thellë dhe shëron të gjitha sëmundjet. Qytetarë hiqni dorë nga ulja në shezlo, zhytuni në rërë dhe bëni 30 minuta deri në 1 orë në ditë ecje në rërë të thatë”, tha Sazan Guri në një bisedë televizive.

Loading...