Transmetuar më 24-07-2020, 21:31

Një tjetër person konfirmohet se ka humbur jetën sot, pas infektimit me COVID-19.

I infektuari me Covid-19 ishte Mirosh Grabanica, nga Klina.

Kryetari i komunës, Zenun Elezaj, tha: "Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë, Mirosh Grabanica nga fshati Shtupel, i cili ishte i diagnostikuar me virusin COVID-19.

Në emër të Komunës së Klinës dhe në emër timin, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Grabanica, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.

Sakaq, në Kosovë situata paraqitet edhe më e rëndë se në Shqipëri.

Sot, në 24 orët e fundit u regjistruan 213 raste pozitive me koronavirus si dhe gjashtë viktima. Personi i cili humbi jetën mbrëmjen e sotme do të rregjistrohet në të dhënat e 24 orëve në vijim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e reja pozitive rezultuan nga testimi i 494 mostrave. Numri më i madh i tyre është në Komunën e Prishtinës: 80 raste.

/NOA.al