Transmetuar më 24-07-2020, 19:53

Për herë të parë mund të shërbehen produkte të pulave të bëra në laborator, me ndihmën e një printeri 3D nga Rusia.

Diçka e tillë po synohet të arrihet nga zinxhiri global i restoranteve KFC.

KFC ka njoftuar se planifikon të shërbejë mish pule, i cili do të shtypet nga kompania ruse 3D Bioprinting Solutions.

Produktet e pulave të shtypura duhet të kenë një shije të njohur KFC.

Ushqimet e bëra në këtë mënyrë duhet të jenë më miqësore me mjedisin, sipas KFC, duke përmendur studimet që tregojnë se mënyra konvencionale e prodhimit të mishit është e dëmshme për mjedisin.

“Bioprinting 3D përdoret gjerësisht në mjekësi, dhe tani përdoret gjithnjë e më shumë në prodhimin e ushqimit,” tha Yousef Kesuani, një nga themeluesit e Solutions 3D Bioprinting.

Ai shpreson që zhvillimi i mëtejeshëm i kësaj teknologjie do të përshpejtojë prodhimin e ushqimeve të tilla. /k.k/noa.al/