Transmetuar më 24-07-2020, 19:13

Ndër fatkeqët që sot humbën betejën me COVID-19  ka qenë edhe një 68-vjeçare nga Pogradeci. Ajo prej ditësh ishte e shtruar në Spitalin Infektiv.

Gruaja 68-vjeçare u raportua në 24 orët e fundit mes pesë personave që ndërruan jetë në vendin tonë, pasojë e Covid-19. Mësohet se ajo vuante po ashtu edhe nga disa sëmundje kronike.

Por drama për familjen e 68-vjeçares është shtuar edhe më tej, pasi bashkëshorti i saj, për shkak të dhimbjes nga humbja e së shoqes, ka ndërruar jetë në banesën e tij.

Ai ka pësuar arrest kardiak pak orë pasi ka marrë vesh lajmin për humbjen e bashkëshortes nga COVID 19. Është kjo një ndër dramat më të fundit në vendin tonë, si pasojë e Covid-19. /NOA.al