Transmetuar më 24-07-2020, 16:23

Janë prej muajsh në vijnë e parë të sulmit me virusin korona.

Mjekët dhe infermierët mund të quhen heronjtë e heshtur kur kjo sfidë, për ta dhe jo vetëm, të përfundojë.

Doktoreshë Krisli Serani është njëra prej tyre, e cila edhe pse shtatzënë është në krye të detyrës.

Ajo ka publikuar një foto teksa duart i mban në barkun e saj, dhe shkruan: sepse ne punojmë bashkë këtu.

Miqtë e urojnë për sakrificën dhe i kërkojnë të jetë e kujdesshme. /k.k/noa.al/