Mrekulli te Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, nëna e re me sëmundje të rrallë sjell në jetë fëmijën
Transmetuar më 24-07-2020, 15:54

Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka ndodhur një prej ngjarjeve më të rralla në botë, sipas mjekëve.

Një nënë me mungesë të një pulmoni dhe një veshke dhe, edhe në literaturë, solli në jetë një vajzë, që për fat të mirë gëzon shëndet të plotë.

Mjekët thonë se mbi 90% e këtyre rasteve nuk finalizohen me sukses, por për fat të mirë çdo gjë ka shkuar mirë për 27-vjeçaren nga perferia e Tiranës dhe foshnjen e saj.

“Kjo është një mrekulli e jetës. Ne kemi një ekip të mrekullueshëm, që edhe në kohë pandemie bëjnë një punë shumë të madhe në të gjithë sistemin tonë shëndetësor, ku po ofrohen shërbime jo vetëm për pacientët me COVID por për të gjithë qytetarët që kanë nevojë”, tha ministrja Manastirliu.

Ndërkohë ministrja bëri me dije se në këtë maternitet është hapur një pavion i vecantë për nënat e dyshuara apo të prekura nga COVID19.

“Ky pavion i veçantë, i dedikuar për rastet COVID, me staf të dedikuar është një ndër masat për përballimin e kësaj situate, edhe në maternitete, ku po bëhet një punë e jashtëzakonshme për sigurinë e nënave dhe të porsalindurve”, tha Manastirliu.

Loading...