Transmetuar më 23-07-2020, 18:05

Kapaku që mbulonte pusin, megjithatë, nuk do të mbante, duke bërë që fëmija të humbte përqëndrimin dhe të binte brenda. Stefano dhjetorin e kaluar mori një çmim për lojë të ndershme, gjatë një ndeshje futbolli të organizuar nga Shoqata e Atletëve Olimpikë dhe Kombëtarja e Italisë: Stefano mbajti rolin e sulmuesit në ekipin debutues edhe në një ndeshje kundër Aris San Paolo, kur ai hoqi dorë nga shënimi i një goli për të ndihmuar portierin kundërshtar i cili ra në tokë,  i dëmtuar.

Në Gorizia askush nuk mund të japë një sqarim se si 12 vjeçari Stefano Borghes, mund të kishte humbur jetën, duke rënë në një pus të thellë prej tridhjetë metrash, ndërsa ai po luante me shokët, raporton NOA.al.

Ngjarja ndodhi në qendrën verore në parkun Coronini Cronberg dje, rreth orës 11 të mëngjesit. Sot në qytet është ditë zie, por në të njëjtën kohë njerëzit po përpiqen të kuptojnë dinamikën e një episodi që tronditi një komunitet të tërë.

Prokurorja e Gorizia, Laura Collini, njoftoi se është hapur një hetim për vrasje ndaj personave të panjohur për rastin.

Hetimi do t’i besohet Ilaria Iozzi, i cili po dëgjon të gjithë personat e ndodhur aty, si nga qendra verore, ashtu edhe nga Fondacioni që administron strukturën dhe kujdeset për mirëmbajtjen e pusit.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, duket se djali ishte ngjitur afër pusit për të parë nga kurioziteti se çfarë kishte poshtë, dhe ndodhej së bashku me gjashtë bashkëmoshatarë të tjerë.

Dje kryeprokurorja e ngarkuar, Laura Collini, urdhëroi që të merren në pyetje organizatorët e qendrës verore dhe menaxherët e parkut nga prokuroria. Tani varet nga hetuesit për të kuptuar përgjegjësitë e mundshme, sepse ende nuk është e qartë nëse fëmija ka lëvizur vullnetarisht kapakën sipër pusit apo dikush e ka ndihmuar.

"Është një tragjedi për të cilën as nuk mund ta komentoj. Jam gati i shkatërruar nga dhimbja e kësaj drame që na prek të gjithëve", tha kryebashkiaku i zonës ku banonte djaloshi.