Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta trajneri i njohur fierak
Transmetuar më 23-07-2020, 16:01

Ish-volejbollisti dhe ish-trajneri i Apolonisë, është ndarë sot nga jeta në moshën 82-vjeçare, Todi Gjoni. Ai për vite me radhë kontribuoi si sportist dhe trajner i Apolonisë, ndërsa ka qenë një nga iniciatorët e sportit të Volejbollit në qytetin e Fierit.

Lajmin e ndarjes nga jeta të trajnerit të njohur fierak e përcolli Federata Shqiptare e Volejbollit:

"Federata Shqiptare e Volejbollit njofton me hidhërim ndarjen nga jeta, në moshën 82-vjeçare, të trajnerit të njohur fierak, Todi Gjini".

"Ai për vite me radhë kontribuoi si sportist dhe trajner me KS Apolonia, ku me pasionin dhe punën e palodhur, drejtoi ekipin e djemve dhe vajzave dhe ishte shtylla kryesore e zhvillimit të sportit të volejbollit në qytetin e Fierit".

"Federata Shqiptare e Volejbollit i shpreh, në emër të të gjithë komunitetit të këtij sporti në vendin tonë, ngushellimet e sinqerta familjes së Todi Gjinit!".

/NOA.al

Loading...