Transmetuar më 23-07-2020, 14:04

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli u përfol gjatë ditës së sotme në media, se është infektuar me koronavirus.

Përballë këtyre zërave ai ka reaguar, duke pohuar se ka simptoma dhe për këtë arsye i është nënshtruar testit.

Po ashtu Veseli thotë se është vetizoluar në pritje që të dalë përgjigja.

“Të nderuar qytetarë, pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin. Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit. Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!”, shkruan Veseli. /a.y/noa.al