Transmetuar më 22-07-2020, 21:34

Mbrojtësi i Brest në Francë, Ronael Pierr Gabriel është dhunuar dhe i është djegur makina.

Mbrojtësi kishte vetëm dy javë që ndodhej në qytetin francez, ku është “mirëpritur” në mënyrën më të keqe të mundshme, në një ngjarje që nuk dihen shkaqet.

Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur në një nga lagjet më famëkeqe të qytetit, ndërsa agresorët dyshohet se kanë qenë të gjithë djem të rinj. Në një komunikatë për shtyp ekipi i Brest, Liga 1, e dënoi këtë akt dhe konfirmoi se lojtari i tyre ka marrë dëmtime fizike.

“Klubi dënon këtë ngjarje dhe i jep mbështetje të plotë Ronaelit. Është për të ardhur keq që episode të tilla mund t;i ndodhin një djaloshi që ka vetëm dy javë në qytet dhe që nuk ka pasur probleme me asnjë. Ronael ka marrë disa dëmtime fizike”.

Policia po heton për gjetjen e dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve./NOA.al

Publiée par Brest Info sur Mercredi 15 juillet 2020