Transmetuar më 22-07-2020, 16:05

Pesë persona janë proceduar në gjendje të lira nga policia, si protagonistë të protestës së ditës së djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ata janë proceduar për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundërshtim i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Sipas policisë, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, pa lejen e organeve kompetetente, duke penguar qarkullimin e mjeteve dhe duke i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për t’u shpërndarë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd