Transmetuar më 22-07-2020, 08:41

Duket se shqiptarët e infektuar me koronavirusin, po e përhapin atë edhe në shtetet ku udhëtojnë, të paktën kështu po ndodh në Greqi.

Zëvendësministri grek i Mbrojtjes Civile, Nikos Haradalias, deklaroi këtë të martë gjatë një konference, numrin e pushuesve të cilët kanë rezultuar me koronavirus që nga data 1 korrik, kur dhe u hap kufiri.

Nga 127.900 testime të kryera, kanë rezultuar të infektuar 295 turistë, nga 918.032 që kanë hyrë gjithsej.

Mes tyre Haradilas bëri me dije se 23 janë shqiptarë, të cilët kishin shkuar në tokën helene për të pushuar.

Ndërkohë pushuesit e tjerë të infektuar janë 78 serbë, 63 bullgarë, 61 rumunë dhe 26 të ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /a.y/noa.al