Transmetuar më 21-07-2020, 18:55

Policia e Shtetit në Kosovë, mbylli për momentin në spitalin psikiatrik, autorin e dyshuar të ngjarjes ku humbi jetën babai i tij dje në Prishtinë pranë Universitetit AAB.

M.RM, shihet nga hetimi si autor i ekzekutimit të frikshëm të të atit duke i hequr kokën me sëpatë, ngjarje e ndodhur dje pasdite në Fushë Kosovë.

Policia tha sot se për ta ditur saktë nëse i arrestuari është me problem psikike, është lëshuar një kërkesë për t’i bërë një ekzaminim psikiatrik, për të zyrtarizuar se ka probleme mendore.

Pamje në vendngjarje

Megjithatë policia pohon se është vërejtur se i dyshuari ka probleme psikike, ndaj është futur për trajtim të detyrueshëm psikiatri.

Fillimisht policia gjeti dje trupin e 72 vjeçarit. Më tej u gjet edhe koka e të ndjerit, në një kazan mbeturinash. Aty përreth u gjet dhe sëpata me të cilën ishte kryer ngjarja e rëndë.

Familja ka prejardhje nga Presheva dhe jetonin në një shtëpi me qira në Fushë-Kosovë.