Transmetuar më 21-07-2020, 18:36

Një tërmet me magnitudë 4.5 sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, por më pas i vlerësuar 3.8 Shkalla Rihter, nga EMSC, ka rikthyer shqetësimin e lëkundjeve në vendin fqinj.

Kreta është një zonë e njohur sizmike, ndërsa sot më herët në Turqi ka rënë një tërmet me magnitduë 3.

Tërmeti në Greqi është regjistruar disa çaste më parë, midis Athinës dhe Kretës, afër Kefalonias.

Mësohet se epiqendra ndodhej 16 km në jug-jug-perëndim të Argostol.

Sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti ka rënë në det, ndërkohë kishte një thellësi prej 16.8 km.

Nga Bosnja, në Shqipëri, Greqi, deri në Turqi e Bullgari, vendet ballkanase vlerësohet se ndodhen në të njëjtën pllakë tektonike dhe si pasojë janë lëkundur shpesh vitin e fundit nga tërmetit si pasojë e riaktivizimit të valës sizmike./NOA.al