Transmetuar më 20-07-2020, 11:49

Një djalë i ri 27 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me parashutë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së diel, teksa dy parashutistët kanë qenë duke u ulur në zonën e Korishit, në Prizren, Kosovë.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagour një djalë 27 vjeç me inicialet Fatos Gërxhaliu, i cili ka gjetur vdekjen pak më vonë dhe është dëmtuar 23-vjeçarja F.G.

Dy të plagosurit u dërguan në spital, por 27-vjeçari nuk ia doli që të shpëtojë.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al