Transmetuar më 20-07-2020, 08:30

Presidenti Ilir Meta uron ekipin e futbollit të Tiranës, pas shpalljes kampion të Shqipërisë, një fitore titulli e munguar prej 11 vitesh.

Duke publikuar video nga festa, kreu i shtetit shprehet, “Shumë urime Tironës, ekipit kampion dhe të gjithë tifozëve të mrekullueshëm bardhë e blu, të cilët i përshëndes me këto pamje fantastike nga festa e mbrëmshme që ndriçoi të gjithë kryeqytetin”.

Ai shton se titulli kampion është plotësisht i merituar dhe se i shton hijeshinë 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet!

“Ashtu siç me të drejtë i madhi Kasem Hallulli e përjetësoi në këngë: ‘O Tiron Tirona, Ti do të jesh Kampionia”, shkruan në mbyllje Presidenti. /a.y/noa.al

Tirana kampione e Shqipërisë, Meta nxjerr pamje nga festa: Titull plotësisht i merituarLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/07/2176419.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Dimanche 19 juillet 2020