Transmetuar më 19-07-2020, 23:08

Tirana shpallet zyrtarisht kampione e Shqipërisë për herë të 25-të në histori.

Ky sukses erdhi mbrëmjen e sotme, pas fitores së Vllaznisë në “Loro Boriçi” ndaj Kukësit, që me këtë disfatë shkon -7 pikë nga kryeqytetasit, diferencë e parikuperueshmë në dy javët e fundit.

Për ironi të fatit, “dhurata” Tiranës i erdhi nga kuqeblutë, që pak vite më parë e detyruar të provonte “ferrin” në Kategorinë e Parë.

Ky trofe për Tiranën, vjen në 100-vjetorin e themelimit të klubit bardheblu.

Tiranës tashmë i duhet të luftojë për "Kupën e Shqipërisë", që do të përballet me Teutën e Durrësit./noa.al/