Transmetuar më 19-07-2020, 18:39

Ujori: Personat e lindur në shenjën e Ujorit janë shumë racionalë, intelektualë dhe të pavarur. Kanë zakon të fshehin anën e tyre emocionale në mënyrë që të perceptohen si persona të ftohtë.

Duke qenë se janë të pavarur, marrin vendim vetë dhe nuk janë dakord me njerëzit prepotentë dhe manipulues duke u përpjekur që çdo gjë që bëjnë të jetë na avantazhin e tyre.

Peshorja: Edhe pse njihen si të pavendosura, Peshoret janë jashtëzakonisht kokëforta.

Janë shumë të përqëndruara, me kapacitetin për të parë përtej sipërfaqes së personave që i rrethojnë dhe shpesh në gjendje të kuptojnë nëse një person po i gënjen, vetëm duke u bazuar në fjalët e tyre.

Ujori dhe Peshorja janë shenja ajri, të dyja kanë karakteristika individuale, por ajo që i bashkon është kokëfortësia dhe vigjilenca e tyre për të mos u manipuluar. /k.k/noa.al/