Transmetuar më 18-07-2020, 22:40

Një mashtrim i paparë dhe i denjë për filmat horror denoncohet të jetë zbuluar nga një qytetar. Ditën e sotme Ogerta Manastirliu publikoi një video ku bëhej thirrje të vendosej maska dhe të mos rrezikohej jeta jonë apo e të dashurve tanë rreth nesh, duke paraqitur pamje të disa të sëmurëve.

Video u shpërnda thuajse në të njëjtën kohë në bllok në të gjitha mediat. Pamjet tregonin persona të sëmurë të cilët dukeshin se ishin rëndë dhe aludohej se ishin të sëmurë me COVID-19 dhe se këto ishin pasojat që të linte kjo sëmundje.

Por e gjithë kjo rezulton se nuk qenka asgjë më tepër veçse një mashtrim i rëndomtë i Ogerta Manastirliut. Nipi i një zonje që shfaqet dy herë në video, ka kontaktuar i alarmuar redaksinë tonë duke treguar se gjyshja e tij e cila vuante nga sëmundje të tjera, ishte shtruar në muajin qershor në spital dhe se shfaqet dy herë në video, një herë në ditën kur kishte ardhur në urgjencë ku dhe dëgjohet duke rënkuar, dhe herën e dytë disa kohë më vonë kur ka qenë më e përmirësuar.

Djali shprehet se tani gjyshja ndodhet në shtëpi prej kohësh dhe nuk është aspak në spital, e aq më pak e sëmurë me COVID-19.

Pamje të reja brenda spitalit Infektiv ku gjenden të sëmurët me COVID-19

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Samedi 18 juillet 2020

Më poshtë mesazhi i qytetarit: Pershendetje JOQ! Sapo shikova kete video nga Ogerta Manastirliu dhe aty ishte gjyshja ime qe ka qene e shtruar per nje semundje tjeter dhe kjo zonja ktu e ka bere si t ishte me Covid-19! Ka qene ne reanimacion per nje dicka tjeter por vertetohet dhe te kartela e pacientes! Sot ajo Gerta e kishe bere te publikuar. Dmth e ka ber qe mos t dyshohet. Ajo ka qen per hemorragji truri, ose tromboze, si quhet… E kan bere sikur t ishte me covid. Tani eshte ne shtepi, po nuk eshte me covid-19. Sapo i shtojne kot rastet keshtu me covid, sepse gjyshja ime ndodhet ne ate video por nuk ka covid. Bejeni publike ju lutem. Faleminderit. Një skandal i paprecedentë që së paku duhet të ketë si pasojë dorëheqjen e Ogerta Manastirliut dhe së shumti arrestimin e saj për mashtrim.