Transmetuar më 17-07-2020, 20:53

Moti për nesër pritet të jetë i paqëndrueshëm.

Edhe pse në orët e para të ditës do të ketë kthjellime, në mesditë vransirat do të jenë të pranishme në gjithë territorin.

Madje në zonat malore do të shoqërohen edhe me reshje të dobëta shiu.

Era do të fryjë e lehtë e mesatare me drejtim Juglindje-Veriperëndim. Në bregdet valëzimi parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore  13/25°C

Zonat e ulëta  16/28°C

Zonat bregdetare 19/29°C.