Transmetuar më 17-07-2020, 15:31

Nuk e kemi dëgjuar më parë që një futbollist të mbyllë karrierën e tij në moshën 29-vjeçare.

Gjermani Andre Shyrle i ka habitur të gjithë, teksa së fundmi ka njoftuar tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur.

Kjo vjen pak kohë pasi lojtari kishte mbyllur marrëveshjen me Dortmundin dhe ishte një lojtar i lirë.

Në një intervistë të dhënë për “Der Spiegel”, Shyrle ka njoftuar tërheqjen nga futbolli, duke thënë se këtë e mendonte prej kohësh.

Kujtojmë se sulmuesi 29-vjeçar ishte pjesë e Gjermanisë në Botërorin e Brazilit në 2-14-ën, kur fituan edhe trofeun.

Sezonin e fundit gjermani ishte pjesë e Spartak Moskës në huazim nga Dortmundi, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadra si Çelsi, Fulhemi, Leverkuseni dhe Mainci.