Transmetuar më 17-07-2020, 09:53

Është bërë e detyrueshme në vendin tonë mbajtja e maskës në mjediset e mbyllura, kjo si nnjë masë kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

Qytetarët të cilët nuk do të respektojnë këtë masë, do të ndëshkohen. Pas këtij vendimi, kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një apel për qytetarët.

Rama iu ka kujtuar qytetarëve që mos harrojnë të vendosin maskën në mjediset e mbyllura.

"MIRËMËNGJES,  dhe duke ju kujtuar të mos harroni maskën në mjediset e mbyllura, ju uroj një të premte të mbarë", shkroi Rama në postimin e tij.

Megjithatë, vërehet se shumë qytetarë duken të lodhur nga masat, madje ka shumë që nuk besojnë se ekziston COVID./NOA.al