Transmetuar më 16-07-2020, 22:06

Futbollisti i përfaqësuese së Kosovës, Milot Rashica u ka blerë prindërve një makinë luksoze.

Rashica, kohët e fundit është duke qëndruar në vendlindje.

Teksa po qëndron pranë prindërve ai ka vendosur që t’ua bëjë dhuratë një veturë të tipit Range Rover.

Ka qenë babai i tij ai i cili ka publikuar në rrjetin social Facebook disa fotografi të makinës së re dhe ka falënderuar djalin për këtë dhuratë të veçantë.

“Dhurata çdo herë është e mirë po kur vjen nga djali ka vlerë të madhe. Faleminderit Milot për kujdesin dhe respektin e treguar ndaj prindërve, Allahu të ruajt. RANGE ROVER 00“, ka shkruar ai në Facebook.