Transmetuar më 16-07-2020, 21:03

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur në Kosovë.

Një i ri nga nga Gllongjani, komuna e Deçanit, ka humbur jetën në mënyrë tragjike, në vendin e punës.

Sipas mediave vendase, Erion Isufaj vdiq në vendin e punës ku dzshohet se u zu nga dheu.

Detaje për vdekjen e tij ka dhënë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i cili ngushëlloi familjarët e Erionit.

Postimi i Afrim Isufaj

Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta e të riut nga Gllogjani i Deçanit Erion Afrim Isufaj.

Erioni humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithëve për Erionin./noa.al/