Transmetuar më 15-07-2020, 23:21

Futbollisti i Kombëtares kuqezi Klaus Gjasula bëhet zyrtarisht me skuadër të re, vetëm një ditë pas largimit nga Paderborn.

Mesfushori është zyrtarizuar si afrimi më i ri i Hamburgut, që edhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Bundesligën e 2-të.

30-vjeçari shqiptar ka firmosur për 2 vite me Hamburgun me objektivin që skuadra nga veriu i Gjermanisë të ngjitet shumë shpejt në elitë.

Për Gjasulan pati interes edhe nga Fortuna Dusseldorf, por ai zgjodhi transferimin te Hamburgu./noa.al/