Transmetuar më 15-07-2020, 19:32

Skuadra e Tiranës është finalistja e parë e Kupës së Shqipërisë.

Në takimin e kthimit me Bylisin, kryeqytetasit lanë pas krahëve humbjen e parë, duke korrigjuar gabimin.

Ekipi fitoi me rezultatin 2-0 në “Selman Stermasi”, me Bylisin që nuk gjeti forcë të reagonte.

Muçi dhe Hoxhallari kualifikuan skuadrën për në finale, e cila do të ndeshet me Kukësin ose Teutën.

Ndeshja e parë mes Bylisit dhe Tiranës ka shkaktuar reagime të forta, madje ka nisur edhe një hetim për trukim të rezultatit.

Në takimin e parë, ballshiotët fituan 2-1. /k.k/noa.al/