Transmetuar më 15-07-2020, 18:20

Në kushtet e një situate problematike të koronavirusit, Komision Europian ka këshilluar vendet e Bashkimit Europian që të nisin më herët se zakonisht vaksinën kundër gripit të stinës.

Një masë e tillë, sipas KE, do të ndalonte mbipopullimin në spitale me pacientë që vuajnë nga gripi.

Teksa ende nuk është gjetur vaskina për COVID-19, shkencëtarët kanë parashikuar një valë të dytë që në shtator teksa virusi është ende aktiv edhe tani në verë.

Por si masë parandaluese për të ruajtur sistemin shëndetësor, KE sheh që t’i paraprihet të paktën gripit sezonal i cili gjithmonë sjell pacientë në spitale në momentin e tij të shfaqjes. /k.k/noa.al/