Transmetuar më 15-07-2020, 15:08

Sëmundja e saj u komplikua në mënyrë të shpejtë, aq sa mjekët nuk ia dolën dot ta mbanin në jetë, pavarësisht përpjekjeve të tyre.

Dyshohet se gruaja nga Selenic, 40-vjeçe, ishte e prekur nga Covid-19.

Ajo pas siptomave të rënda që shfaqi në spital u intubua, por edhe pas kësaj nuk ia doli të mbijetonte.

Pas ngjarjes, 40-vjeçares i është bërë skaneri dhe pritet përgjigja e tamponit.

Gjatë ditës së sotme u raportuan katër të vdekur si pasojë e Covid-19, mes të cilëve edhe një vajzë  21-vjeçare.

/NOA.al