Jam shqiptare! Vajza e talentuar mahniti jurinë greke jo vetëm me zërin e saj (Video)
Transmetuar më 15-07-2020, 15:27

Shqipëria ka të rinj të talentuar kudo. Shumë prej atyre që kanë lindur dhe jetojnë jashtë vendit nuk e mohojnë origjinën, duke mbushur me krenari bashkatdhetarët e tjerë.

Këtë e ka treguar edhe 17-vjeçarja e quajtur Jody Lulati, e cila jeton me familjen në Greqi.

Ajo ashtu si shumë shqiptarë të tjerë që jetojnë dhe korrin sukses jashtë vendit, ka konkurruar në konkursin muzikor “X Factor Greece”, ku edhe me zërin dhe talentin e saj, ka mahnitur jurinë dhe publikun.

Jody ka kënduar këngën “You know I’m no good” nga Amy Winehouse dhe se kur është pyetur se nga është, ajo ka thënë "shqiptare", gjatë prezantimit të saj.

Nuk është hera e parë që media greke surprizohet nga talentë shqiptarë që jetojnë atje.

Ajo vazhdoi edicionin, që u ndërpre për shkak të pandemisë, për të rinisur sërish.

Sakaq, vajza e talentuar shqiptare ka nisur ëndrrën e saj për t’u bërë këngëtare, dhe mësohet se ajo nuk e përjashton mundësinë për t’u rikthyer në vendlindje.

/NOA.al

Loading...