Transmetuar më 15-07-2020, 11:33

Ministria e Shëndetësisë ka përdituësuar të dhënat e 24 orëve të fundit, sa i përket numrit të të prekurve me Covid-19, si dhe për personat që kanë humbur jetën.

Ministria e Shendetesisë tha sot se situata në spitalin Infektiv, ku ndërruan jetë katër persona, mes të cilëve edhe një 21-vjeçare, paraqitet shumë serioze.

Jaqnë kryer 361 teste, prej nga ku pozitivë rezultuan 85 persona.

“Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë”- njoftoi Ministria e Shendetesisë.

MSH bëri apel për ndërgjegjësim, rritje të shtuar të kujdesit, evitim të kontakteve dhe mbajtje te detyrueshme të maskës në ambiente të mbyllura.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.

Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (15 Korrik 2020)

Testime totale 33750

Raste pozitive 3752

Raste të shëruara 2091

Raste Aktive 1560

Humbje jete 101 (Qarku Tiranë 52, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)