COVID-19/ Katër viktima në 24 orët e fundit, mes tyre edhe një 21 vjeçare
Transmetuar më 15-07-2020, 11:19

Ministria e Shëndetësisë ka përdituësuar të dhënat e 24 orëve të fundit, sa i përket numrit të të prekurve me Covid-19, si dhe për personat që kanë humbur jetën.

Katër humbje jete në Spitalin Infektiv në 24 orët e fundit, e mes tyre shënohet viktima më e re në moshë që nga fillimi i pandemisë.

Një vajzë vetëm 21 vjeçe ka humbur betejën me Covid-19, si pasojë e rëndimit të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore.

Po ashtu ka humbur jetën një 49-vjeçare nga Kruja dhe dy pacientë te tjerë nga Tirana.

“Situata paraqitet e rënduar në spitalin infektiv, ku janë shënuar 4 humbje jete në 24 orët e fundit.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21 vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid19. Gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.

"Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49 vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejen me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mëdha qe po bën stafi mjekësor", sqaroi MSH.

Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje për përdorimin e detyrueshëm të maskave, ndërsa tha se numri i të infektuarëve në 24 orët e fundit ishte 85 nga 361 teste.

Ka shkuar në 101 numri total i viktimave nga Covid në vendin tonë.

Loading...