Transmetuar më 15-07-2020, 10:55

Mësohet se ka ndërruar jetë paraditen e sotme në Spitalin Infektiv një 21-vjeçare, e infektuar me koronavirus.

Raportohet se vajza fare e re në moshë ishte në intubim prej disa ditësh, pasi ishte dërguar e diagnostikuar me Covid-19.

Paraprakisht raportohet se 21-vjeçarja kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese, që i shkaktuan vdekjen.

Ministria e Shëndetësisë pritet të japë detaje, lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Vajza është edhe viktima më e re në vendin tonë, si pasojë e virusit vdekjeprurës, deri tani.

Në total, që nga fillimi i pandemisë, me ndarjen nga jeta të 21-vjeçare, ka shkuar në 98 numri i viktimave në Shqipëri, të prekur nga Covid-19.

/NOA.al