Transmetuar më 15-07-2020, 08:41

"Ju lutem ndaluni pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën në spitalin Infektiv!"

Ka qenë ky apeli që ka përcjellë sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu.

Përmes një nëne, e infektuar me Covid-19, dhe e shtruar në gjendje të rëndë te Infektivi, ministrja iu kërkon qytetarëve të tjerë, që të paktën të mbajnë maska.

"Në ditën e saj të lindjes, në pamundësi për ta parë, fëmijët kanë dashur t’i tregojnë se i janë pranë, duke i sjellë një tufë lule në spital. Por ajo është në terapi intensive, e intubuar, vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm, që merr jetë!", tha Manasterliu.

"Të mos e lejojmë që #COVID19 të përhapet, duke rrezikuar jetën e njerëzve tanë të dashur!", shtoi ministrja Manasterliu, e cila e mbyll mesazhin sensibilizues me fjalët: "Vendose Maskën",  "Shpëto Jetë!"

/NOA.al