Transmetuar më 14-07-2020, 23:52

Një video e ish sulmuesit të Interit dhe kombëtares së Brazilit, Adriano, po bën xhiron e botës në rrjetin sociale Twitter, pasi futbollisti shfaqet i dehur dhe konfuz, teksa mbështetet te një mik për të qëndruar në këmbë.

Gjithçka ka ndodhur gjatë një feste në Rio De Janeiro, ku ish futbollisti e ka tepruar me pijen dhe nuk ia ka dalë të kthehet me këmbët e tij në shtëpi, por fama ka bërë që të pranishmit të mos e humbnin rastin për t’i bërë video live.

I cilësuar si “perandori”, Adriano ishte një nga sulmuesit më të talentuar brazilianë, por pritshmëritë maksimale ndaj tij filluan të veniten me kalimin e kohës, pasi futbollisti u dha pas pijes derisa klubi i Interit vendosi ta rikthejë në Brazil.

Nëse shihni videon e mëposhtme momentet e tij më të mira në fushën e lojës, duke dribluar mbrojtësit më të mirë në botë, sigurisht do ju vijë keq që e shihni në një gjendje të tillë./noa.al/