Transmetuar më 14-07-2020, 22:28

Një denoncim i rëndë vjen këtë mbrëmje i cituar nga ambientalisti i njohur Sazan Guri: Kompani funerale që të ofrojnë shërbimin falas nëse deklaron të ndjerin apo të ndjerën si viktimë të koronavirusit.

Sazan Guri shkruan se e nxori këtë denoncim vetëm pasi u sigurua: "Të dashur miq, u sigurova pa e nxorra. Ngjarje shokuese qe po e ndaj me ju miq me shkruan nje shoqe ime. Mendova se ishin fjale, por sot u gjenda perballe faktit shkruan ajo.

Në mengjes i shkova per ngushellim shoqes time qe i vdiq i ati nga zemra. Kompania funerale G… i kishte propozuar funeral falas ne kembim te 1 milion e 200 mije lekeve pagesë, vetem nese e regjistronte te atin, si te vdekur me COVID-19. E kishte te njohur te vetin, dhe i kishte thene qe 95 raste te vdekur fals, jane vetem nga pika e tij e funeralit.

Shtrohet pyetja …. kush qendron prapa sponsorizimit te agjencive? Agjencia besoj, perfiton mbi shpenzimin e klientit …., se çfarë interesi do të kishte pastaj. Pse gjithe ky interes per te rritur numrin e te vdekurve me Covid? Ka qe s’do besojne? Edhe une vete, nese eshte e vertete, mjerë ne. Ekziston loja më shumë se Pandemia, ose Plandemia me shume se covidi i vertete? Po ju si thoni?", përfundon z.Guri.

Në komentet e lexuesve ka një varg dëshmish të ngjashme në Shqipëri dhe Kosovë.

Ditët e fundit në rrjete sociale dhe media, ka pasur një varg denoncimesh të ngjashme.