Transmetuar më 14-07-2020, 16:08

FSHF i kërkoi UEFA-s të dhëna për ndeshjen Bylis-Tirana, ndeshje ku në pjesën e parë fituan bardheblutë 1-0 dhe në pjesën e dytë përmbysën rezultatin ballshiotët në 2-1.

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, Bylis-Tirana ka përfunduar në hetim nga ana e Komisionit të Etikës, teksa dyshohet si e trukuar. Kjo për shkak se në pjesën e parë bardheblutë fituan me rezultatin 0-1, ndërsa në të dytën u përmbysën me dy gola.

Sipas Top Channel në ndihmë të hetimit ka mbërritur edhe një dosje nga ana e UEFA-s, e cila tregon mënyrën se si janë vendosur bastet.

Nga hetimi del se janë tre mënyrat në të cilat janë vendosur bastet. 2/1, pra që në pjesën e parë fiton Tirana dhe në të dytën fiton Bylisi, tjetri bast i preferuar ka qenë lart me gola, që do të thotë shënohen më shumë se tre gola.

Ndërsa, ka pasur edhe një tjetër bast të preferuar atë 1-sh, që do të thotë fitore e Bylisit. Kështu, në total nga bastet e vëna janë përfituar në total 500.000 mijë euro. Ndaj, raporti e cilëson ndeshjen si të fiksuar.

Sakaq, pasi doli nga Komisioni i Etikës, i cili e thirri për t’u shprehur në lidhje me dyshimet se rezultati i ndeshjes ishte i fiksuar, Halili shtoi se mirëpret çdo veprim të FSHF-së në lidhje me takimin. “U paraqita në Komision. Çfarë kisha për të thënë, i thashë të gjitha. Do të sjell një deklaratë me shkrim të të gjitha gjërave që kam thënë. Pyesni Komisionin", tha ai.

A pret Halili ndonjë dënim?

"Absolutisht, jo nuk pres dënim për Tiranën", tha ai.

"Unë nuk e di se çfarë do të bëjë UEFA. 80% e shqiptarëve i shikojnë ndeshjet që fiksohen nga bastet dhe e kuptojnë. Nëse ka ndonjë dyshim që është përfshirë klubi i Tiranës, në këtë gjë, nuk më krijon asnjë problem, le të veprojnë".

"Unë flas për veten time, për stafin, për klubin. Nëse ka ndonjë individ të përfshirë, nuk mund ta gjej dot".

"Ëshëte pjesë e lojës, janë rregullat e Federatës. Nëse më duhet të thirrem për diçka, jam i detyruar të paraqitem".

Skënderbeu u pezullua nga Europa, për këtë arsye, ndërsa Tirana pavarësisht humbjes pret të fitojë titullin kampion, por një dënim i mundshëm do ta penalizonte rëndë ekipin kryeqytetas.

/NOA.al