Transmetuar më 14-07-2020, 10:48

Vazhdon të jetë shqetësuese situata e Covid në vendin tonë. Tjetër shifër alarmante, pas rekordit që u vendos ditën e djeshme.

Një 64 vjeçare nga Shkodra dhe një 63-vjeçar nga Elbasani kanë humbur jetën, si pasojë e Covid në 24 orët e fundit.

Situata paraqiten gjithashtu serioze, sa u përket të shtruarve. Aktualisht janë shtruar 90 persona te Infektivi, 10 prej tyre në terapi intensive, pesë prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë.

Janë kryer 451 testime, dhe janë konfirmuar 96 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve të vendosin maska në ambjentet e mbyllura dhe të ruajnë distancën nga të tjerët.

/NOA.al