Transmetuar më 14-07-2020, 02:38

Qeveria ka caktuar drejtorin e ri të Kadastrës së Vlorës. Ai është Andi Binaj dhe rezulton i teti brenda 10 muajve që emërohet në krye të këtij institucioni.

Kreu i përgjithshëm, Artan Lame tha të hënën se problemi i pronave konstatohet në gjithë territorin e Vlorës dhe jo vetëm te pronat e zonës së bregdetit.

Sipas Lames ky është një problem i mbartur në 30 vite, teksa në 30 vite të gjithë bashkë kemi fjetur mbi dosjet. Lame tha se "kemi marrë guximin t’i hapim dosjet dhe të zbulojmë defektet që kemi për çështjen e pronave përgjatë bregdetit".

Drejtuesi i ri i kadastrës së Vlorës Andi Binaj është shprehur se më tepër promovon veprat sesa fjalët, duke shtuar se koha në vazhdim do të tregojë punën e bërë në krye të këtij institucioni.

Lame u bëri thirrje të gjithë të rinjve të kualifikuar të aplikojnë për punësim në zyrën e kadastrës në Vlorë pasi në këtë institucion momentalisht ka mungesë personeli.

Në 10 muaj në krye të kadastrës së Vlorës janë ndërruar tetë drejtues, teksa Andi Binaj është drejtuesi i tetë i emëruar në krye të këtij institucioni.

Lexoni: Kadastra e Vlorës, jep dorëheqjen drejtori i shtatë në pak muaj