Transmetuar më 13-07-2020, 23:16

Giacomo Vrioni gjen dy golat e tij të parë me fanellën e skuadrës së 23-vjeçarëve të Juventusit.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare u bë protagonist në sfidën play-off ndaj Carrares teksa i futur në fushë nga stoli në minutën e 64-t, shënoi dy herë në minutat 75 dhe 90.

Por sipas Supersport, pavarsisht kësaj bardhezinjtë e vegjël u eliminuan nga faza play-off duke mos siguruar dot kalimin në gjysmëfinale pasi në rast barazimi në të tilla sfida kalon më tej skuadra e renditur më mirë në kampionat.

Këto ishin dy golat e parë për Vrionin i transferuar te Juventusi U-23 në janar të këtij viti.

Ai nuk është pjesë vetëm e skuadrës që luan në Serie C, pasi në dy sfidat e Kupës ndaj Milanit dhe Napolit u grumbullua nga trajneri Maurizio Sarri në skuadrën e parë.

Falë dy golave të Vrionit, Juventus U-23 arriti të rikuperonte disavantazhin e dyfishtë në transfertën ndaj Carrareses duke barazuar 2-2 por pa mundur të vazhdojë ëndrrën për t’u ngjitur në Serie B./noa.al/