Transmetuar më 13-07-2020, 20:02

Sipas OBSH-së, situata me koronavirusin po përkeqësohet çdo ditë e më shumë.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit ka paralajmëruar se pandemia e Covid-19 po përkeqësohet në nivel global.

Përmes një konference për mediat, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se nuk do të ketë kthim në normalitet në një të ardhme të afërt.

“Virusi mbetet armiku publik numër një, por veprimet e shumë qeverive dhe personave nuk e pasqyrojnë këtë.

Mesazhet kontradiktore nga drejtuesit minojnë përbërësin më thelbësor të çdo përgjigjeje, besimin”, tha ai.

Kreu i OBSH-së u bëri thirrje vendeve që të miratojnë një strategji gjithëpërfshirëse kufizuar përhajen e virusit, duke theksuar se rreth gjysma e të gjitha rasteve të reja tani vijnë nga koontintenti Amerikan. /k.k/noa.al/