Shtimi i të prekurve me koronavirus, Manastirliu tregon skenarin e radhës
Transmetuar më 13-07-2020, 16:06

Dita e sotme shënoi numrin më të lartë të rasteve me koronavirus, 117 të tillë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar detaje të rihapjes së Spitalit Covid 2.

“Pas diskutimeve në komitetin e ekspertëve dhe minisri kemi vendosur që së shpejti brenda këtyre ditëve të rihapim si një spital që do trajtojë pacientët me Covid, spitalin Shefqet Ndroqi.

Kemi vendosur të ndjekim këtë skenar për disa arsye:

E para për kapacitetet dhe infrastrukturën që ka, ekipin e specializuar dhe ekspertizës që fitoi në fazën e parë”, tha ministrja.

“Po forcojmë kapacitetet spitalore edhe në terapinë intensive, për të përballuar numrin në rritje të të prekurve. Stafet mjekësore janë në gatishmëri por një thirrje për çdo qytetar për respektimin e rregullave:

Mbani distancën

Vendoseni maskën

Ruani higjienën personale dhe kolektive”, shkruan ministrja Manastirliu në Facebook.

Manastirliu tha se shërbimet dhe pacientët e këtij spitali, së bashku me një pjesë të stafit do të zhvendosen në një pavion të dedikuar tek ish-Kirurgjitë në QSUT.

“Jemi duke u organizuar për të gjitha hapat që nevojiten, në mënyrë që shërbimi për pacientët që vuajnë nga sëmundje të mushkërive të mos mungojë. Ata do të trajtohen në QSUT, ku ka një kapacitet të dedikuar me një numër shtretërish të përcaktuar në ish-spitalin e kirurgjisë, për sëmundjet pneumologjike”.

Pas spitalit COVID2, janë në dispozicion edhe spitalet COVID3 dhe COVID4, me një kapacitet rreth 500 shtretër. /k.k/noa.al/ 

Dy pacientë humbin jetën, shifra shqetësuese nga shtrimet në spital, 4 në intubim

Shënohet rekordi absolut i rasteve të reja me koronavirus, 117 të infektuar në orët e fundit

Loading...