Frika nga koronavirusi, maskat bëhen të detyrueshme në Kosovë
Transmetuar më 13-07-2020, 15:17

Në Kosovë, maskat do të jenë të detyrueshme për qytetarët.

Vendimi u mor sot nga Qeveria e Kosovës, nisur edhe nga situata problematike me koronavirusin.

Në mbledhjen e mbajtur sot online, Qeveria e Kosovës vendosi që mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme për qytetarët e Kosovës, ndërkaq personat e moshuar do të kenë orar të caktuar se kur mund të lëvizin.

Qeveria e Kosovës po ashtu ka vendosur që qytetarët që hyjnë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi, duhet të prezantojnë një test negativ për koronavirus, jo më të vjetër se 72 orë.

Ndërkohë, në këtë mbledhje është vendosur orari i kufizimit të lëvizjes për qytetarët në Komunën e Mitrovicës së Jugut, Gjilanit, Fushë Kosovës dhe Shtërpcës.

Orari i ndalimit të qarkullimit do të hyjnë në fuqi më 13 korrik, duke filluarnga ora 21:00 deri në orën 05:00. /k.k/noa.al/

Loading...