Transmetuar më 13-07-2020, 11:51

Mes rasteve të fundit të infektimeve me koronavirus, janë edhe dy mjekë në Ersekë.

Bëhet fjalë për mjekë të cilët kanë kuruar pacientin e parë të prekur nga Covid-19, i raportuar pak ditë më parë.

Pak ditë pas tij mjekët i janë nënshtruar tamponit, duke rezultuar pozitiv në orët e fundit.

Mësohet se aktualisht ata janë të karantinuar, në gjendje të stabilizuar.

Po në Ersekë në 24 orët e fundit, është konfirmuar edhe një tjetër qytetar i infektuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.

Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me Covid-19, dhe 95 viktima.

Ndërkohë shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 635; Durrës 218; Shkodër 186; Vlorë 108; Lezhë 75; Kukës 47; Berat 41; Korçë 40; Elbasan 35; Fier 33; Gjirokastër 24 dhe Dibër 20. /a.y/noa.al