Tre raste të reja me koronavirus në Fier, dy janë mjekë
Transmetuar më 13-07-2020, 10:25

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar tre raste të reja infektimesh me koronavirus në Fier.

Mësohet se mes tyre dy janë mjekë dhe njëri anestezist në spitalin e Fierit dhe rasti i tretë, i një gruaje.

Bëhet me dije se mjeku punon në zonën e Levanit.

Ndërkohë anestezisti kishte qenë edhe në Vlorë në ditët e fundit dhe aty dyshohet se është infektuar me Covid-19.

Mjeku nuk ka shkuar në punë në momentin që ka konstatuar simptoma, teksa tamponi ka konfirmuar dyshimet e tij.

Aktualisht vijon hetimi epidemiologjik për të zbuluar se deri ku është përhapur infeksioni, pas konfirmimit të tre rasteve të reja. /a.y/noa.al

Loading...