Transmetuar më 12-07-2020, 17:27

Hungaria do të ndalojë banorët e vendeve afrikane, shumicës së vendeve aziatike dhe të disa shteteve europiane që të hyjnë në territorin e saj nga mesnata e së martës, si pasoje e ringjalljes se rastve me Covid-19.

Lajmi u bë i ditur gjatë ditës së sotme, nga qeveria e këtij shteti.

Nga kjo masë e re preken vendet afrikane dhe aziatike, me përjashtim të Kinës dhe Japonisë.

Në Europë, masa vlen për Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Bjellorusinë, Malin e Zi dhe Ukrainën.

‘Ne duhet të ruajmë veten, në mënyrë që virusi të mos sillet nga jashtë. Shkalla e infeksionit këtu po bie dhe ne duam ta mbajmë atë kështu’, thanë burime nga kabineti i kryeministrit Viktor Orban, para gazetarëve./noa.al/