Transmetuar më 12-07-2020, 16:15

Një mjeke në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar të dhëna tronditëse nga autopsia që u është bërë personave që kanë vdekur nga koronavirusi.

Dr Amy Rapkiewicz, shefe e departamentit të patologjisë në Qendrën Mjekësore NYU Langone, tha se në fazat e hershme të pandemisë, infermierët vunë re shumë mpiksje gjaku në damarë dhe jo vetëm.

“Ne vumë re se mpiksja e gjakut nuk ishte vetëm në damarë apo kanale të mëdha, por edhe në ato të vogla”, deklaroi Dr Amy Rapkiewicz.

Sipas saj, “kjo është dramatike, sepse ne mendonim se problemet më të mëdha mund të ishin në mushkëri, por ne zbuluam mpiksje gjaku në çdo organ të trupit gjatë autopsisë”.

Autopsitë treguan gjithashtu diçka të pazakontë për qelizat e mëdha të palcës së eshtrave. /k.k/noa.al/