Transmetuar më 12-07-2020, 14:58

Sipas ekspertëve të shëndetësisë në Britaninë e Madhe, vala e dytë e koronavirusit nuk ka mbërritur akoma.

Ata ndajnë bindjen se në muajt e dimrit pritet një shpërthim i virusit, çka mund të detyrojë autoritetet që të marrin masat e izolimit për popullatën.

Një anëtar i grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat në Britania tha se besohet gjerësisht që virusi i “pëlqen” temperatura 4 gradë Celsius, e kjo mund të shpjegojë përhapjen e shpejtë të tij në shkurt e mars.

“Për momentin mund ta kalojmë më lehtë se është verë. Por është e rëndësishme që njerëzit të përgatiten për sfidat që do të sjellë dimri”, u shpreh ai. /k.k/noa.al/